
Gjykata e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen e hetimit mbi shpërthimin e ndodhur në kapanonin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë.
Për pasojë, dosja i kalon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet të hetohet nga SPAK.
Kujtojmë gjithashtu se sot, Gjykata e Fierit la në burg sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve më 1 mars në Lushnjë.
Sipërmarrësi 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”, më 27 nëntor 2023 lidhi kontratë me deputetin Beujar Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë.
Avokati i tij, Arben Zaimi, kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.
Leonard Gjini, i pyetur më herët nga policia, tha se nuk e kishte nisur punën në kapanonin e deputetit pasi ka pritur momentin që të ishte gati lirimi i objektit, por sipas policisë ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.
Lini një Përgjigje