TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 14:00

Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me urdhërmbrotje, duhet të qëndrojnë 5 metër larg njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me urdhërmbrotje, duhet të

Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me urdhërmbrotje. 

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados. 

Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Lini një Përgjigje