
Sherri mes Princit Leka dhe familjes Zaharia ka shkaktuar reagime të forta prej ditës së djeshme kur u publikuan edhe pamjet e pakëndshme të konfrontimit.
Por si ndodhi ngjarja që shkoi deri në konflikt, siç pretendojnë palët, fizik? Ish-kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia ka dhënë versionin e tij, duke u shprehur se ka dijeni pasi ka qëndruar shpesh pranë familjes mbretërore.
Ai rrëfeu në emisionin “Breaking”, se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia, se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën. Ai tha se në një pallat mbretëror, brenda dollapëve ka sende të çmuara dhe me vlerë, ndaj Princi u revoltua dhe kërkoi të komunikojë me babain e Elias. Në këtë moment nisi edhe konfrontimi fizik.
Ekrem Spahiu e konsideroi Princ Lekën si një njeri të mirëarsimuar, të kulturuar, të qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe.
“Princi prezaton mirësi. Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë “pse janë hapur këto?”. Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë “këtë, këtë”, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje