TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2024, 18:40

Edhe italianët lënë në baltë Berishën? Dekorojnë Arben Krajën, prokurorin që i kopsiti dosjen ish-kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

Edhe italianët lënë në baltë Berishën?

Sali Berishën duket se e kanë lënë në baltë edhe italianët. SHBA dhe shumë shtete të tjera i kanë mbyllur derën, por pak muaj më parë Berisha u telefonua nga ministri i Jashtëm italian dhe ky i fundit e bindi që të mos bllokonte paktin për emigrantët. Por sot ka ndodhur një zhvillim interesat.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja është nderuar me titullin “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës Italiane).

Ky titull iu dha prokurorit Kraja nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, në emër të presidentit italian Sergio Mattarella, në prani të presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Maja, kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Ky është titulli më i lartë që jepet nga Presidenti Italian Sergio Mattarella. Ky titull iu dha zotit Kraja, për të vlerësuar bashkëpunimin e SPAK me Prokurorinë e antimafias italiane gjatë kohës që Kraja drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që Prokurori i SPAK, Arben Kraja po heton dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ku akuzohen për korrupsion ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Lini një Përgjigje