
Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ndërsa Gjykata e Posaçme pritet të marrë sot vendimin...
Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot në orën 09:00 seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamrabër Malltezi, të dy në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Berisha dhe dhëndri i tij kërkojnë heqjen e masës arrest shtëpie, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO.
Më 4 mars u shtynë dy seancat, njëra e Berishës dhe tjetra e Malltezit. Avokatit të këtij të fundit ju dha kohë për t’u njohur me informacionet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha kishte refuzuar të paraqitet në GJKKO, por në fletëthirrjen për seancën gjyqësore nuk kishte deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës, në ndryshim nga Malltezi.
Kështu dy seancat u bashkuan në një dhe kërkesa e tyre për revokim të masës arrest me burg do të shqyrtohet sot nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Dhëndri akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Lidhur me çështjen e kompleksit Partizani, SPAK arrestoi dhe më pas e la në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë vendosi nën sekuestro preventive 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari të tij bankare si dhe kuotat e kapitalit themeltar të tij në tre shoqëri.
Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.
Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.
Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.
Kompleksi sportiv Partizani me 26 mijë metër katrorë, pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh, për të cilin hetuesit dyshojnë se iu hap rruga përmes korrupsionit pasiv e aktiv nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.
Lini një Përgjigje