
Ndahet nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka.
Barka mbajti postin e ministrit gjatë qeverisë Berisha.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Mësohet se Barka, ka humbur jetën nga një sëmundje autoimune, në moshën 70-vjeçare. Kujtojmë se Barka ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek në zonën e Dropullit.
“Kosta Barka nuk është midis nesh!
Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta.
Humbëm një mik të pa zëvëndësueshëm.
Një shtetar, deputet e ministër me ndërshmëri të rrallë!
Një politikan konseguent, me principe e parime të qarta e të pa lëkundeshme.
Një demokrat të orëve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra…
E humbi PD e gjitha.
E humbëm të gjithë!
Ngushellimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve!
Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut.
Nga viti 2005 deri në 2008, Kosta Barka shërbeu si ministër i Çështjeve Sociale dhe mundësive të barabarta në qeverinë e Sali Berishës, duke përfaqësuar Bashkimin për të Drejtat e Njeriut (UHRP), një parti e minoritetit etnik grek. Ai u zëvendësua në tetor 2008 nga një anëtar tjetër i së njëjtës parti, pas një mosmarrëveshjeje brenda partisë. Barka gjithashtu ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek
Lini një Përgjigje