TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 10:50

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, flasin familjarët: U tronditëm kur pamë aq shumë policë

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, flasin familjarët: U tronditëm

Një banesë e kthyer në një depo armatimi, u zbulua paraditen e 7 marsit në fshatin Babicë të Vlorës.

Forcat RENEA dhe Policia e Vlorës mësynë dje në banesë duke zbuluar një bazë armatimesh, ndërsa gjatë aksionit u arrestua 35-vjeçari Luçiano (Albano) Deraj, i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.

Banesa dykatëshe survejohet nga kamera sigurie. Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit.

Jashtë kamerave familjarët shprehen se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë. Ata thonë se djali u arrestua në ambientet e punës dhe më pas u dërgua në banesë me pranga, ku u ushtrua edhe kontrolli i imtësishëm. 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash.

Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

Armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize teknike, biologjike dhe balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse armët e zjarrit janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

 

aksion renea vlore familjare

Lini një Përgjigje