TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 19:40

Arsenali i armëve në Vlorë, momenti kur RENEA arreston Luçiano Derajn në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali i armëve në Vlorë, momenti kur RENEA arreston

Publikohen pamjet kur policia dhe RENEA mësyjnë në bazën e armatimit në Babicë të Vlorë ku kanë sekuestruar armë të rënda që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Nga aksioni i policisë është arrestuar në banesën e tij Luçiano Deraj alias Albano Deraj, në fshatin Babicë.

Shihen që forcat RENEA kanë arrestuar Derajn në dhomën e gjumit, ndërsa kanë gjetur të fshehura në tavan armë të tilla si snajper, pistoleta, kallash, fishekë.

Gjithashtu janë sekuestruar targa makinash dhe maska.

 

Armatimi i plotë i sekuestruar nga policia:

-Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

- Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.

-Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

-Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

-Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus

-Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

-Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.

-Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata

-Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten

-Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

-Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

-Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

-Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

-Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri.

-Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

-Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.

-Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes

-Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

-Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

-Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR

-Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh

-Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.

-Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

Lini një Përgjigje