TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 19:15

Transportonin drogë nga Spanja, arrestohen 5 persona në Gjermani; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Transportonin drogë nga Spanja, arrestohen 5 persona në Gjermani; mes

Policia gjermane ka arrestuar 5 persona gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar ku gjatë kontrolleve ka sekuestruar sasi të mëdha lëndë narkotike kanabis.

Sipas policisë, janë arrestuar 2 shtetas shqiptarë, 2 të dyshuar me origjinë libaneze dhe një person nga Dortmundi. Ata u kapën me 180 kilogramë marijuanë, të cilët po hetohen për import dhe tregtim të lëndës narkotike në sasi të mëdha.

Policia dhe zyra e prokurorit publik në Dortmund kishin hetuar grupin e fshehtë që nga vjeshta e vitit 2023. Thuhet se të dyshuarit kishin importuar marijuanë me kamionë nga Spanja dhe e shisnin atë në Gjermani.

Policia sekuestroi rreth 200 kilogramë marijuanë në një shtëpi në Bönen, droga ishte dërguar më parë nga Spanja përmes një zone industriale në Werl. Hetuesit sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike shtesë, një armë bosh, fishekë dhe qindra mijëra para cash.

Lini një Përgjigje