TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 19:04

U kap me arsenal armësh, kush është Luçiano Deraj, i dënuar në Itali për drogë e lidhje me bandat

Shkruar nga Pamfleti
U kap me arsenal armësh, kush është Luçiano Deraj, i
Luçiano Deraj

Policia ka zbuluar sot një bazë armatimesh në Vlorë. Uniformat blu sekuestruan snajperë, kallashnikovë, municione, maska e shumë armatime të tjera, teksa ra në pranga Luçiano (Albano) Deraj. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje.

Ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushajdhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMW coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh.

 

Lini një Përgjigje