TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 16:02

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia në Shqipëri, 39-vjeçarin Haki Mehmetin.

Mehmeti është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 8 vite burg për trafik droge, ndërsa i ka mbetur për të vuajtur 6 vite, 9 muaj e 27 ditë burgim.

Sipas policisë ai është dënuar për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Ekstradimi i Haki Mehmetit

Lini një Përgjigje