TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 12:38

Shqiptari detyroi të dashurën të abortonte, flet babai i tij: Djali ra në kurth!

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari detyroi të dashurën të abortonte, flet babai i tij:

Babai i 27-vjeçarit shqiptar, që akuzohet se ka detyruar partneren e tij greke të abortojë ka treguar versionin e tij të ngjarjes. 

Ai tha në emisionin "Me zemër të hapur"  se djali dhe nusja e të birit shkonin mirë. Sipas tij, njerëzit e grekes nuk donin martesën me një shqiptar. Ai tha se djali i ka deklaruar se është çuditur kur është vënë nën akuzë dhe se gjithçka është sajuar.

“Vajza jetonte me të ëmën, sepse babanë e kishte në burg. Flisja ndonjëherë me nusen e djalit, por e kishim pak të vështirë komunikimin, sepse ajo nuk dinte shqip e unë nuk dija mirë greqisht. Te puna besoj se janë njohur. Ajo bullizohej, sepse ishte e varfër, e djali im e përkrahu. Gjyshja e vajzës nuk e donte martesën me një shqiptar.

Ajo nuk ishte e vendosur, ndërsa unë kam qenë pro për martesës. Më tha djali që e dua dhe unë thashë merre, njerëz jemi i thashë. Isha i kënaqur nga kjo lidhje. Vajza nuk ishte e vendosur. Djali më ka thënë se është e sajuar e gjithë akuza. Më tha se u çudita dhe rashë në kurth. Djalit tim i vinte keq për fëmijën, donte fëmijën”, u shpreh babai i 27-vjeçarit shqiptar, të akuzuar se ka detyruar të dashurën e tij të abortojë në Greqi.

Lini një Përgjigje