TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 11:04

Gjendet një grua e pajetë në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një grua e pajetë në liqenin e Viroit në

Një grua është gjetur e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.

Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës së liqenit të Viroit.

Menjëherë policia ka shkuar ne vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha trupin e gruas së pajetë, të padekompozuar. Aktualisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje