TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 09:44

Dosja “Dumani”/ SPAK “gris” marrëveshjen e dytë, kërkon 25 vite burgim për Klevis Allën për 4 vrasje

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Dumani”/ SPAK “gris” marrëveshjen e
Klevis Alla dhe Altin Dumani

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka grisur marrëveshjen e bashkëpunimit me të arrestuarin Klevis Alla, një nga bashkëpunëtorët e parë të dosjes “Dumani”, i cili fillimisht tregoi pjesëmarrjen e tij në 4 vrasje të kryera në Durrës.

Kjo është marrëveshja e dytë që SPAK anulon me një “Bashkëpunëtor Drejtësie”, duke kërkuar për Allën një dënim prej 25 vite burgim.

Bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhe ekzekutimin e dy miqve të tyre Anxhelo Avdija dhe Dorjan Shkoza.

Për këto 4 vrasje të ndodhura në vitin 2020 prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në pretencën e saj 25 vite burgim për Klevis Allën, bashkëpunëtorin e parë të Drejtësisë, 6 vite burgim për Besian Xhixhën të akuzuar për “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje” dhe 5 vite burgim për Enver Divën edhe ky i fundit I akuzuar për “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Ndërkohë, gjatë leximit të pretencës prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave për të arrestuarin Altin Ndoci, pasi vepra penale kundër tij nuk janë provuar.

Ndoci u implikua në këto 4 vrasje nga dëshmia e Klevis Allës, i cili gënjeu prokurorinë duke pohuar se vrasjet i kishte kryer së bashku me Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Tashmë për këta dy persona akuzat janë pushuar, pasi njerëzit realë që kanë marë pjesë në këto 4 vrasje janë Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Eljo Bitri dhe Erjon Alibej.

spak klevis alla

Lini një Përgjigje