
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 22-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj 28-vjeçar.
Sipas informacioneve 28-vjeçari është plagosur në shpatull por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që bashkëshortja 22-vjeçare është shoqëruar në polici. Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për zbuluar shkaqet e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje