TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 13:59

Dhunuan brutalisht 38-vjeçarin shqiptar, dënohen me burg 5 persona në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan brutalisht 38-vjeçarin shqiptar, dënohen me burg 5 persona

Pesë italianë janë dënuar me burg, pasi akuzohen se kanë dhunuar brutalisht një 38-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Milano, ku 5 persona kanë dhunuar në një rrugicë shqiptarin. Si pasojë e dhunës shqiptari përfundoi në koma dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kriurgjikale.

Shkaqet e këtij konflikti sipas mediave italiane, kishin nisur më herët se ngjarja të ndodhte, për arsye banale mes shqiptarit dhe njërit prej italianëve.

Pasi u konfliktuan me fjalë, shqiptari u rikthye me një armë në dorë, por nuk u përball vetëm me personin që kishte konflikt, por dhe me 4 miqtë e tij. Pas agravimit të sherrit, situata përfundoi në dhunë të rëndë fizike.

 

Pamje nga sherri i italianëve me 38-vjeçarin shqiptar.

 

Lini një Përgjigje