
Ndërron jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai sot në Lushnjë.
I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në spitalin e Traumës në pritje të familjarëve e më pas do të dërgohet në morg.
Ndërkohë, Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.
Lini një Përgjigje