TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 12:06

Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën një person

Një banesë ka marrë flakë pranë zonës se ish Kapelës në Vlorë, ku një e moshuar ka humbur jetën.

Dyshohet se banesa ka marrë flakë si rrjedhojë e shkëndijës elektrike.

Punonjësit e shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë, ku kanë gjetur edhe viktimën, i cili sipas një punonjësit të zjarrfikës dyshohet se është gjendur mes vatrës së zjarrit dhe nuk ka pasur mundësi të largohet.

"Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.

Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve  dhe pastaj u futëm brenda sepsa na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje”, tha ai.

Lini një Përgjigje