TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 13:10

Pistat për vrasjen e Pëllumb Metës, gazetarja: Janë riaktivizuar konfliktet mes familjarëve

Shkruar nga Pamfleti

Pistat për vrasjen e Pëllumb Metës, gazetarja: Janë

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, ende mbetet me shumë pikëpyetje, veçanërisht sa i takon shkakut që ka çuar në këtë veprim.

Gazetarja Vali Qyrfyçi, ka zbuluar disa detaje të reja, nga pista e hetimit për pasurinë, deri te konfliktet mes familjarëve.

Ajo tregon se teoria më e qëndrueshme është ajo e dhunës fizike dhe psikologjike në familje.

“Teoria më e qëndrueshme edhe për grupin hetimor është ajo e dhunës në familje, një dhunë jo thjesht fizike por edhe psikologjike verbale, që babai autoritar ka ushtruar ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes. Një pistë tjetër që ka nisur të marrë sërish vëmendje, është ajo e konflikteve për pasurisë por pa iu larguar pistës së parë. Këtu ka qenë një mbishkrim që është shfaqur ditët e fundit në muret e kasolles ku u gjet i groposur Pëllumb Meta, që ka kthyer vëmendjen për konfliktin për pronën. Grupi hetimor do t’i drejtohet kadastër për të parë se cila ka qenë pasuria konkrete e regjistruar në emër të tij, për të vlerësuar më pas edhe këtë pistë të re. Vlera prej 500 mijë eurosh e pasurisë së paluajtshme, bëhet fjalë për një tokë 12 dynym në pronësi të Pëllumb Metës”, tha gazetarja.

Sipas saj, konfliktet e mëparshme mes familjarëve të tyre, pra fisit, janë rikthyer sërish.

“Konfliktet e mëparshme mes familjarëve duket se janë riaktivizuar, janë 27 vite martesë, kanë pasur përplasjet e tyre. Ata duan të dinë pse ndodhi ky krim. Herë pas here deklarohen të dhëna të ndryshme, që të çojnë në pista të ndryshme”, ka treguar gazetarja për Top Channel.

pellumb meta shenavlash

Lini një Përgjigje