TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 13:03

3-vjeçarja ra nga kati i shtatë, flet e ëma: Ndodhi kur nuk e kisha mendjen

Shkruar nga Pamfleti

3-vjeçarja ra nga kati i shtatë, flet e ëma: Ndodhi kur nuk e

Vajza 3-vjeçare që ra nga kati i shtatë i një pallati në plazhin e Durrësit është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.

Nëna e vajzës 3-vjeçare e cila ra nga ballkoni i banesës në Durrës, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur një moment kur nuk e kishte mendjen.

“Nuk kam çfarë sqaroj, asnjë nënë s’do t’i ndodhë kjo, po kujdesesha për vajzën e vogël, një moment s’e kisha mendjen dhe ndodhi, tani është mirë, në gjumë nga lodhja dhe ilaçet”, tha nëna për Report Tv.

Fëmija ra mbrëmjen e së martës nga lartësia dhe u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas në atë të Traumës, ku vazhdon të ndodhet për shkak të dëmtimeve të marra. Sipas policisë vendore, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime.

durres

Lini një Përgjigje