TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 14:16

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30-vjeçari me dy mbiemra në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjecar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar nga policia.

Sipas policisë në pranga ka rënë Gentian Koqari (Losha), i cili në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa persona dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Ai akuzohet po ashtu për armëmbajtje pa leje.

"Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje