TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2024, 19:27

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, plagosen nënë e bir; i mituri në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, plagosen nënë e bir; i

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, nënë e bir. Raportohet se 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjë.

Policia bën me dije se kamioni ishte ndalur në rrugë pasi i ishte shpuar goma, ndërsa në ato momente “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Në makinë ndodheshin 3 persona të së njëjtës familje. Dy të plagosurit, nënë e bir janë dërguar menjëherë drejt spitalit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje