TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2024, 11:03

Baza e armëve e Luçiano Derajt në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdorur për të vrarë Gëzim Sinomatin; zbardhet lidhja me Edison Harizajn

Shkruar nga Pamfleti
Baza e armëve e Luçiano Derajt në Vlorë, snajperi dyshohet
Viktima e atentatit në Vlorë Gëzim Sinomati dhe i arrestuari Luçiano Deraj

Detaje të reja ka dalë në dritë për operacioni  “Knock Out 6”, që çoi paraditen e djeshme në zbulimin e një baze armatimesh në fshatin Babaicë e Madhe të Vlorës.

Familjarët jashtë kamerave kanë thënë se në banesën dykatëshe, ku mësynë forcat speciale RENEA, u bë kontroll i befasishëm pa ndonjë urdhër paraprak të kontrollit, siç lëshohet normalisht nga gjykata.

Ndërkohë, sipas tyre i arrestuari Luçiano Deraj (alias Albano Deraj) ishte ndaluar më herët një tjetër vend jashtë banesë, edhe pse në pamjet e publikuara nga policia e Vlorës, efektivët shihen duke i vënë prangat në një nga dhomat e shtëpisë.

Baza e armëve e Luçiano Derajt në Vlorë, snajperi dyshohet

Deraj dyshohet se i përket një grupi kriminal, i cili bashkëpunonte me të ndjerin Edison Harizaj (i njohur si Faqedjeguri) dhe një pjesë e tyre figurojnë të skeduar më dosjen e të zhdukurve në Vlorë.


Sipas policisë pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj.

Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.

Sa i përket arsenalit të armëve që përfshinte snajperë, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse dhe mina me telekomandë, nënvizohet se ai është më i madhi i gjetur ndonjëherë në qytetin bregdetar.

Për shkak të kalibrit 7.65mm, snajperi që është sekuestruar dyshohet është përdorur në ekzekutimin e fundit të ndodhur në Vlorë.

Maskat me silikon që janë gjetur përdoren për ndryshimin e imazhit të anëtarëve të grupit dhe bombat plastike për mos u kapur nga detektorët. Ato përfshihen në listën e mjeteve më të avancuara që përdorte ky grup ku Deraj bën pjesë.

vlorë luçiano deraj gëzim sinomatin

Lini një Përgjigje