
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e tyre.
Në një datë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.
Zv.Drejtorja e Përgjithshme e kompanisë, znj. Alma Totokoçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndër të tjera, shprehet e lumtur që qindra gra në përbërje të saj, të cilat rrisin shkallët e karrierës në SIGAL UNIQA.
Dhe teksa jemi në 25-vjetorin e kompanisë, znj. Totokoçi, pjesë e grupit themelues të SIGAL UNIQA, thekson:
"Në këtë 25-vjetor të kompanisë, jam e lumtur që roli i grave në ecurinë dhe rritjen e saj ka qenë vendimtare".

Mesazhi i plotë:
"Të jesh në gjendje të frymëzohesh nga gratë që kanë kaluar me sukses rrugën e tyre me ulje-ngritje, i bën gjërat shumë më të lehta.
Prandaj jam shumë e lumtur kur shoh qindra gra, të cilat rrisin shkallët e karrierës në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.
Në këtë 25-vjetor të kompanisë, jam e lumtur që roli i grave në ecurinë dhe rritjen e saj ka qenë vendimtare.
Në SIGAL UNIQA, forca dhe vendosmëria e gruas ka qenë shpeshherë çelësi i suksesit.
Mesazhi im për të gjitha gratë, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, është: Besojini intuitës, hidhni me besim hapin e radhës në karrierën tuaj me kompaninë që do të jetë gjithmonë përkrah jush!
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!"
SIGAL UNIQA, 25 VITE HISTORI SUKSESI
SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdhaja të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
E themeluar në shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj (6 kompani jete dhe jo-jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fondi Pensionesh).
PJESË E “UNIQA Insurance Group”
Prej marsit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Austri dhe Evropë.
“UNIQA”, kompani e themeluar në vitin e largët 1811 dhe pjesë e tregut të sigurimeve në 17 shtete të ndryshme të kontinentit, numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.
PORTOFOL I GARANTUAR
Portofoli i SIGAL UNIQA është i risiguruar në tregjet ndërkombëtare, në Londër, Austri, Zvicër, Gjermani etj përmes emrave të mëdhenj si: “UNIQA Re”, “Munich Re” apo “Swiss Re”.
VLERËSIME NDËRKOMBËTARE
Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA janë vlerësuar edhe ndërkombëtarisht teksa publikime profesionale në fushën e sigurimeve dhe financave e kanë vlerësuar atë si shoqërinë më të mirë të sigurimeve (Financial Central Europe) “Ylli i Artë i Cilësisë” (Business International Directions) “Top 100 Insurance Companies” (SeeNews), “Superbrand” etj.
Mbi 1.2 milionë Klientë
Mijëra qytetarë dhe institucione publike dhe private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur të sigurojnë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë tek SIGAL UNIQA Group Austria.
Edhe ambasadat e akredituara në këto tre shtete e shohin SIGAL UNIQA-n si partnerin e tyre më të besueshëm.
Grupi numëron mbi 1.2 milionë klientë në të trija shtetet ndërsa mbi 2400 punonjës dhe agjentë u shërbejnë atyre sipas standarteve evropiane përmes mbi 1200 zyrave por edhe online.
Lini një Përgjigje