TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 22:49

Bashkimi i Gazment Bardhit me Berishën, Iljazaj: Mendonte se ishte i përzgjedhuri i amerikanëve, por nuk e përfillën

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi i Gazment Bardhit me Berishën, Iljazaj: Mendonte se ishte i

Gazetari Ervis Iljazaj ka folur për situatën e Partisë Demokratike dhe mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, veçanërisht pasi u pa se tubimit të përditshëm poshtë banesës së tij iu bashkua edhe grupimi i Gazment Bardhit.

Sipas Iljazaj sot elektorati i PD ndahet në berishistë dhe joberishistë.

Ai tha se Gazment Bardhi deri pak më parë nuk ishte bashkuar ende me Berishën pasi mendonte se mund të ishte “i përzgjedhuri” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë pas vizitës që Bardhi zhvilloi në SHBA, Iljazaj tha se ai vendosi të bashkohej me Berishën.

“Berisha ka ndjekësit e vetë, ka përfaqësimin e tij politik, edhe pse ndodhet në këtë situatë. Këtë deputetët e tjerë, që kanë qëndruar si neutral, kanë ndenjur në mes dhe kanë parë ku ka shkuar topi. Njëherë ishin shumicë me Bashën dhe pastaj shkuan me Berishën. Dhe në fund iu dorëzuan lidershipit të Berishës. Kjo konfirmoi edhe njëherë që e djathta sot ndahet në berishistë dhe jo berishistë. Ata menduan se do të shfrytëzonin elektoratin e Berishës dhe sot ndodhi e kundërta.

Ata kanë pasur iluzionin se kanë qenë të përzgjedhurit e amerikanëve, kur e kanë parë që nuk kanë qenë, kanë shkuar te Berisha sepse nuk  kanë pasur rrugë tjetër”, tha Iljazaj në Euronews.

gazment bardhi sali berisha shba

Lini një Përgjigje