
Duke folur për aferën e “inceneratorëve” dhe zhvillimet politike në vend, analisti Andi Bushati thotë se jemi në një situatë ku po përdoren “koka turku” për të shpëtuar fajtorët e vërtetë.
Sipas Bushatit disa nga të akuzuarit kryesorë për inceneratorët janë viktima që po kthehen në fajtorë për të shpëtuar hajdutin e madh.
“Këtij që nuk ka firma në dosje i nis hetim pasuror, Edi Ramën që ka firmë të vetën që i hedh ashtu siç e tha vetë fap fap fap, nuk i bën hetim pasuror. Erion Veliaj ka firmë të vetën që ka anashkaluar Këshillin Bashkiak, nuk i bën hetim pasuror por i bën Arben Ahmetajt hetimi pasuror”, u shpreh Bushati.
Analisti tha se jemi në një situatë ku dikush që nuk ka firmosur për inceneratorët po fajësohet, ndërsa kryeministri Edi Rama i cili ka firmosur, nuk po hetohet.
Sipas Bushatit sot të gjithë e dinë se kush fshihet pas “inceneratorëve”.
“Nuk ka ngelur shqiptar që nuk e di që me inceneratorët është bërë deti kos, janë paguar media, fushata të PS, janë blerë zgjedhje, janë blerë lobistë e të gjitha përveç lekëve që kanë futur vetë në xhep.
Dhe meqë këtu është bërë deti kos, çfarë duhet të bëjmë, ne nuk duhet të kapim hajdutin e madh por do i hedhim hi syve shqiptarëve që ne i dhamë fund pandëshkueshmërisë duke goditur Taulant Tushën, Lefter Kokën, Arben Ahmetajn, ndërkohë që i japim fund pandëshkueshmërisë duke amnistuar hajdutin e madh, kaq është historia e SPAK.
Dhe unë po të isha prokuror i SPAK që të ruaja një lloj fytyre, do nxitoja me vrap të merrja në pyetje Arben Ahmetajn, ç’janë këto akuza për Edi Ramën, ç’janë këta pronarë të fshehtë ai Blerimi Blerimi, pra SPAK thotë ku na kapi ne ky hall që foli Arben Ahmetaj dhe ne duhet të zbardhim një gjë që duam ta varrosim”, ka thënë Bushati për Syri Tv.
Lini një Përgjigje