TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 21:22

Deklaratat e Arben Ahmetajt/ Dritan Zagani: Kam një shpresë se gradualisht do të shkojnë të gjithë te SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Arben Ahmetajt/ Dritan Zagani: Kam një shpresë se

Ish-shefi i antidrogës, zoti Dritan Zagani, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me rrëfimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Sipas Zaganit, ish-zv/kryeministri nuk dha ndonjë deklaratë shokuese dhe ndonjë detaj konkret që t’i ofrojë drejtësisë mundësinë që të “ngulë gozhdën” tek të korruptuarit.

Të gjithë e dinë që Rama ka lejuar kanabizimin dhe që jemi kthyer në “Kolumbinë e Europës”. Të gjithë e dimë për Veliajn dhe inceneratorët“, tha ai.

Zagani tha se është detyra e çdo qytetari që të ndihmojë drejtësinë e jo më e zotit Ahmetaj, i cili ka qenë ish-zv/kryeministër dhe ministër i financave.

Ai shtoi se nuk është e çuditshme që zoti Ahmetaj ka marrë kërcënime. “Nuk është e çuditshme. Të gjithë marrin kërcënime. Edhe unë kam marrë“, tha ai.

I pyetur gjithashtu se si e priti ai reagimin e menjëhershëm të SPAK-ut, Zagani u përgjigj në “Fax News: “Unë pres më shumë. Kam një shpresë se gradualisht do të shkojnë të gjithë te SPAK-u. SPAK-u do të jetë një ditë atje ku duhet, por tani nuk është”.

Lini një Përgjigje