
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se Komisionet Hetimore janë një instrument i rëndësishëm i pakicës në demokracitë e zhvilluara si në SHBA, Itali apo Britani.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Spahiu tha se anulimi Komisionit Hetimor në vendin tonë, është një shkelje kushtetuese.
Megjithatë ai shtoi se kohët e fundit Komisionet kishin humbur funksionin e tyre dhe se po përdoreshin politikisht.
“Komisionet Hetimore në praktikat e Kongresit Amerikan e Parlamentit italian apo britanik standardi më i rëndësishëm i demokracisë ose instrumenti pakicës janë Komisionet Hetimore. Janë permanente të vazhdueshme për çështje të cilët konsiderohen me interes publik.
Kjo është një shkelje e të drejtës kushtetuese, anulimi Komisionit Hetimor. Unë e kam parë Ramën nja dy herë në bankën e të akuzuarve. Maxhoranca e ka keqpërdorur këtë.
Nuk mund të mbivendosen çështjet e gjykuara, Kuvendi nuk mund të jetë një mbi gjykatë. Në 34 vite në 100 Komisione Hetimore ka pasur vetëm dy komisione të suksesshme. Në tërësi kanë qenë të dështuara dhe janë përdorur politikisht. Nuk mundet që për çdo leje ndërtimi të çojë në Komisione Hetimore. Duhet një standard, nuk mund të jetë pa limit”, tha Kreshnik Spahiu.
Lini një Përgjigje