TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 22:17

Intervista e Ahmetajt, Armand Shkullaku: SPAK nuk po na tregon dot se çfarë ka bërë Beni tek inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Intervista e Ahmetajt, Armand Shkullaku: SPAK nuk po na tregon dot se

Teksa komentoi deklaratat e Arben Ahmetajt, analisti Armand Shkullaku është shprehur se, SPAK nuk po na tregon dot se çfarë ka bërë Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Sipas Shkullakut, cili është vendimi që ka marrë Ahmetaj dhe ka përfituar Mërtiri e Zoto?

"Çështja është që ky që ka bërë korrupsion me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, për çfarë e ka bërë. Çfarë kanë marrë ata nga Arben Ahmetaj, që i kanë dhënë karriget dhe pllakat.

Këtë mua SPAK nuk ma thonë.

Unë nuk po them se Ben Ahmetaj nuk u ka dhënë gjë, mund të ju ketë dhënë miliona, por dua të marr vesh nga SPAK se Arben Ahmetaj, me këtë vendim që ka marrë në këtë mbledhje, i ka hapur rrugën kësaj gjëja, që ky vendim nuk merrej pa Arben Ahmetaj.

Dhe SPAK pikërisht këtë gjë nuk do të bëjë sepse e di shumë mirë se si kemi ardhur tek inceneratorët, që nga shpallja e emergjencës në Elbasan, ajo mbledhja me zv/ministrat që gjysma ikën sepse nuk donin të linin firmën aty, dhe dhënia e kontratës pa negocim një kompanie anonime dhe kontratën e depozitoi në bankë dhe mori kredinë për të ndërtuar diçka pa pasur kokërr leku.

Ashtu incenerator bëjmë edhe unë e ti, Baton.

Dalim e themi që do të bëjmë një incenerator dhe qeveria na jep lekët", u shpreh gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

Lini një Përgjigje