
Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se për inceneratorin e Tiranës janë bërë transferta të mëdha parash, të cilat janë gjurmuar nga SPAK.
Lala tha se tashmë janë zbuluar edhe pronarët e llogarive të këtyre transfertave.
"Prokuroria pretendon se ka arritur të përcaktojë se kush është pronari i këtyre parave dhe si janë transferuar. Ka thirrur në pyetje edhe persona të tjerë, që në pamje të parë nuk të thonë asgjë por rezultojnë të implikuar", tha Lala.
Gazetarja Lala tha se janë disa drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës që po hetohen nga SPAK, ndërsa janë sekuestruar dokumenta dhe laptopë.
“Afera e inceneratorëve duhet të ishte hetuar e plotë, nuk kthehet më mbrapsht. Por, prokurorët po gjurmojnë disa transferta të kryera nga Shqipëria në disa vende jashtë. Për inceneratoritn e Tiranës, janë gjurmuar tranferta në shuma të mëdha parash. Prokuroria pretendon se ka arritur të përcaktojë se kush është pronari i këtyre parave dhe si janë transferuar. Ka thirrur në pyetje edhe persona të tjerë, që në pamje të parë nuk të thonë asgjë por rezultojnë të implikuar.
Janë marë në pyetje disa drejtorë të ujësjellësve për shkak të një projekti të matësave të ujit, ku përfshihen Zoto dhe Mërtiri. Janë sekusestruar dokumenta”, ka thënë Lala në emisionin Të Paekspozuarit.
Lini një Përgjigje