TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 17:09

Basha në SPAK, Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Kanë ardhur materiale audio nga SHBA për “21 Janarin!

Shkruar nga Pamfleti

Basha në SPAK, Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Kanë ardhur materiale

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Lulzim Basha është paraqitur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.

Sipas saj, rifillimi i hetimeve nga SPAK është bërë pas të dhënave të reja të ardhura nga SHBA, që lidhen me disa materiale audio, por edhe mbi aktekspertizën për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës.

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe”, raportoi Lala.

Kujtojmë se në kohën kur ndodhi 21 janari, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë.

1 Komente

  1. D
    Demir Abazi

    Me sy nga publiku Lulzim.Basha .eshte pare ne taracen ekryeministris duke e vezhguar ngjarjen nga Lart ...

    Lini një Përgjigje