TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 21:19

‘Bardhi nuk merr dot vota demokratësh’, Skënder Minxhozi: Është në politikë nga rrethanat, jo nga aftësia

Shkruar nga Pamfleti

‘Bardhi nuk merr dot vota demokratësh’, Skënder Minxhozi:

Analisti Skënder Minxhozi ka folur për opozitën dhe rolin e Gazment Bardhit duke thënë se ai nuk është në këtë stad politik për shkak të aftësive të tij, por prej rrethanave.

Sipas Minxhozit, Bardhi nuk mund të prodhojë vota për Partinë Demokratike dhe madje nuk është i aftë as të bindë një demokrat të lëkundur për ta parë atë si zgjedhjen e duhur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Kush do të jetë ai presion që do të marrë trashëgiminë e bujshme që tani duket si grumbull rrënojash të Berishës dhe grumbullin e vogël të Basësh e ti bashkojë. Jo që i çon drejt zgjedhjeve, por zgjidhjeve. A është Gazment Bardhi? Unë e kam të vështirë ta besoj, që ky personazh është më tepër aty nga rrethanat. Bardhi është aty si produkt i rrethanave e jo për aftësitë e tij. Po marrim,  një derivat të Bashës. Nëse PD e vogël do të mbijetojë në politikë, dinakërinë duhet ta ketë tipar, por jo të parin. Bardhi nuk është njeri i së ardhmes së PD-së. Nuk besoj se Bardhi do gjenerojë vota të reja, por të gjenerojë votat e vjetra. E kam të vështirë të besoj se Bardhi mund të bindë një demokrat të lëkundur e të thotë ‘ky po, është më i mirë se Berisha dhe Basha’”, tha Minxhozi në ABC News.

skender minxhozi gazment bardhi

Lini një Përgjigje