TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 17:38

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, juristi Romeo Kara: Të ndiqet penalisht edhe Gazment Bardhi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, juristi Romeo Kara: Të ndiqet

Juristi Romeo Kara ka analizuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më datën 9 prill në orën 12:30, duke thënë se rindërtimi i skenës së krimit do të nxjerrë të reja. Ai tha se askush nuk mund të vrasë dikë ditën e zgjedhjeve, prandaj votat duhet të numërohen nga votues të pavarur.

Sa i përket rolit të Gazmend Bardhit, Kara ka thënë se ai ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe nuk është dënuar, madje ka lidhje me gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë.

“Për Gazment Bardhin, ai ka kopjuar forcat e Hitlerit dhe ka shkelur kushtetutën në të gjithë ligjet e Shqipërisë dhe habitem se si ky person nuk është marrë në ndjekje penale.

Ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe ky person jo vetëm kaq, por me paratë e shqiptarët paguhet, edhe për të djegur parlamentin, por dhe për të ndikuar te figura e punonjësve të gardës, edhe për t’i mbajtur me shpresë gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë, gangsterët që janë afër tij apo edhe brenda Partisë Demokratike.

Kam bindjen që do të kemi të reja në këtë proces. Duke u ndërtuar komplet ngjarja nga e para do të kemi të reja  nga ky proces. Si mund të bëhesh nxitës i një grupi të tillë. Këta janë vegla, koka është politike dhe u përzje në zgjedhje. Ky mekanizëm që është prekur që janë zgjedhjet e lira dhe mendohet se paska ikur koha dhe këta do e sjellin me dhunë e vrasje e gjak. Që këtu duhet të kemi një mekanizëm.

Kanë dalë dhe vetë dhe kanë mbrojtur njerëz. Madje, këta u gëzuan dhe duartrokitën për atë që u vranë atje, duke filluar nga Berisha dhe familjarët e tij. Ti nuk mund të vrasësh një person ditën e zgjedhjeve. E kemi deleguar vetë dhe duhet që të mësojmë që votën nuk mund ta numërojnë vetëm partitë e mëdha. Votën duhet ta numërojnë votues të pavarur”, tha ndër të tjera ai për ABC News.

gazment bardhi pjerin xhuvani

Lini një Përgjigje