TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 17:37

“Veliaj bën sikur është i sëmurë”, Abilekaj për dosjen “5D”: Skandal i përmasave të mëdha, Tirana të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

“Veliaj bën sikur është i sëmurë”, Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj ka folur për skandalin e dosjes “5D”, ku të përfshirë ishin drejtorët e Erion Veliajt. Abilekaj tha se është një skandal i përmasave të mëdha dhe se ata sfidonin shtetin. Ai shtoi se kjo dosje nxjerr në konkluzionin se bashkia nuk mund të menaxhojë më fonde.

“Është një skandal i përmasave shumë të mëdha, jo për faktin se ka korrupsion, por se ata sfidonin shtetin në çdo qelizë. Ishte një mashtrim fare fillestar, të gjitha fondet do të shkonin në xhep. Tani që po lexojmë ato llahtaret në atë dosje, ne dalim në konkluzionet që bashkia e Tiranës nuk mund të menaxhojë më fonde”, tha gazetari në një intervistë për "SyriTV".

Gazetari i bëri thirrje SPAK-ut të ndërhyjë për të shpëtuar fondet publike. Ai tha se edhe pse për dosjen “Sterilizimi” ka njerëz në burg, fondet vijojnë të paguhen dhe nuk po i shpëtojmë dot ato.

“SPAK duhej të ndërhyjë, të shpëtohen fondet publike. Me sterilizimin kemi njerëz në burg, por fondet vijojnë të paguhen, ne nuk po shpëtojmë fondet publike”, tha ai.

Abilekaj akuzoi Veliajn se po shtiret si i sëmurë, ndërsa nuk dihet se kush e ka drejtimin e bashkisë. Ai tha se duhet patjetër që në Bashkinë e Tiranës të ketë zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të vijë një administratë që të menaxhojë fondet.

enton abilekaj dosja 5d erion veliaj

Lini një Përgjigje