Një aksident i rëndë në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 klandestinë dhe shoferi shkodran ka tronditur opinionin publik.
Gazetari Artan Hoxha i indinjuar shprehet se në një vend ku po ikin jetë njerëzish, lajm kryesor është Egla e Big Brother VIP.
“Atë produksionin ku ta keni dhe pak e keni”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
“Mbani frymën njerëz. Në një vend, ku gjysma e popullatës kanë ikur ne emigracion (për një jetë më të mirë), humbin jetën tragjikisht në një aksident 8 të rinj, 7 prej tyre emigrant të paligjshëm, të cilët vinin nga skutat më të largëta e të pajetueshme të planetit (për një jetë më të mirë) dhe lajmi kryesor i ditës mbetet, “ku është fshehur Egla”?!
Epo po jap një përgjigje në zhargonin e personazhit më dhunues, bullizues, diskriminues, irritues, acarues dhe depresiv që kam parë të promovohet në një media kombëtare… Atë produksionin ku ta keni dhe pak e keni!”-shkruan Hoxha në postimin e tij.
Lini një Përgjigje