TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 14:02

Salianji në Apel, juristi Kara: E rëndë nëse do jepet vendimi për dënim në formë të prerë

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në Apel, juristi Kara: E rëndë nëse do jepet

Juristi Romeo Kara ka folur lidhur me seancën për dosjen “Babale” për deputetin e PD-së Ervin Salianji, e cila do të mbahet më 12 prill.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Lidhur me këtë dosje Kara tha se nëse prokurorisë i janë ofruar fakte dhe prova, vendimi do të lihet në fuqi. Sipas tij, nuk mund të behet politikë me komplote e intriga dhe nëse jepet ky vendim në formë të prerë do të jetë shumë e rëndë.

Ai ka theksuar se shpreson të merret një vendim i pandikueshëm nga asnjëra nga palët.

“Nuk e njoh në detaje dosjen që të shpreh me bindje se çfarë do të ndodhë. Po nëse prokurorisë i janë ofruar fakte dhe prova, me siguri kemi lënien në fuqi të këtij vendimi. Nëse jepet ky vendim në formë të prerë, mendoj që është shumë e rëndë. Tani nuk mund të bëjmë politikë, duke bërë komplote e intriga. Nëse kemi të bëjmë me këtë politikë, kjo politikë ka marra fund. Nuk e kam me personin, e kam me fenomenin.

Unë shpresoj që ata të mos ndikohen nga të dyja palët e politikës, njëra për ta dënuar dhe tjetra për ta liruar, por të japin një vendim të drejtë”, u shpreh Kara për “Abc News”.

Lini një Përgjigje