
Gazetari Ben Andoni ka folur rreth arrestimeve të fundit të SPAK dhe deklaroi se korrupsioni është problemi më i madh i vendit. Ai tha se në Shqipëri është e pamundur të gjesh një institucion ku nuk ka korrupsion.
“Ne si qytetar na intereson korrupsioni i frikshëm. Korrupsioni ka përfshirë institucionet kryesore të vendit tonë. Frikëshohesh realisht për mënyrën si funksionon korrupsioni në vendin tonë. Në Shqipëri është e vështirë të gjesh një institucion, ku nuk ka korrupsion. Korrupsioni është bërë shumë masiv në Shqipëri”, tha gazetari në një intervistë për “News24”.
Ai tha se korrupsioni është arsyeje se pse kaq shumë qyetarë po largohen nga Shqipëria. Andoni tha se në parlament nuk ka individë me integritet, por thjesht ngrenë kartonin. Ai theksoi se Edi Rama duhet të kërkojë falje, në vend që të mendojë për mandatin e katërt.
“Korrupsioni largon njerëzit nga Shqipëria. Pikërisht korrupsioni ka bërë që shumë qytetarë të largohen nga vendi. Në parlament nuk ka individë me identitet, por ngrenë thjesht kartonin. Edi Rama duhet të kërkonte falje dhe jo të mendojë për mandatin e katërt. Unë besoj se duhet të ketë një dorëheqje të Ramës. Ai është shumë i fuqishëm, sidoqoftë. Ka shumë njerëz që nuk votojnë, sepse janë bërë pesimistë. Është e turpshme që ne dhe Kosova jemi vendet e fundit për varfërinë në rajon”, tha gazetari.
Sa i përket SPAK, ai tha se është në procesin e ngopjes publike. Ai shtoi se nësë Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, provon akuzat e veta, është një institucion që po rritet. Në përmbyllje ai tha se opozita gjendet në ditë të vështira.
“Sa i përket punës së SPAK, deri tani jemi në procesin e ngopjes publike për emra dhe për një lloj justifikimi të varfërisë. Me këtë korrupsion të madh, lekët shkojnë në duar ku nuk duhet të shkojnë. Nëse SPAK provon akuzat e veta, mund të themi se kemi institucion që po rritet. Sistemi i tatimeve është ndër problemet e mëdha të ekonomisë sonë. Edhe opozita gjendet në ditë të vështira”, tha Andoni.
Lini një Përgjigje