TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 12:55

“Atdheu i plagjiaturave”, Rama nuk përmbahet: Jemi për ibret, në fazën belbëzuese për kërkimin shkencor

Shkruar nga Pamfleti

“Atdheu i plagjiaturave”, Rama nuk përmbahet: Jemi për

“Ky është atdheu i plagjiaturave dhe kjo dihet”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte i pranishëm në paraqitjen e raportit nga Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku nuk ka kursyer kritikat.

Lidhur me kërkimin shkencor, Rama tha se jemi në fazën belbëzuese, ndërsa sa i takon raportit të shtetit me të dhënat, u shpreh se ‘jemi për ibret’.

“Plagjiatura? Ky është atdheu i plagjiaturës, kjo dihet.

Patjetër që i bëmë shkurtim doktoraturave, ça doktoraturash? Doktoratura kot. Këto duhet të na motivojnë që t’i shkojmë gjërave më thellë.

Thelbi është ky, problematikat qëndrojnë nga i pari tek i fundit. Mund të jetë një i specializuar vetëm me një gjë, ke një fakultet në Gjirokastër dhe mbaroi filmi. Po në Gjirokastër i ke të gjitha. Atëherë çfarë faji ka profesori? Një pikë kyçe që del në pah është që si ka mundësi që si Rektori vjen me një vizion dhe ndërkohë i del një aty dhe i thotë ‘unë s’të pyes fare se kam vizionin tim’. Si mund të jetë?

Duhet të bëjmë një transformim domethënës në këtë periudhë që përkon me anëtarësimin në BE. Duhet të vendosim stekën shumë më lart. Përderisa janë arritur të bëhen 1, 2, 3 gjëra që dukeshin të pamundura, do bëjmë të tjera gjëra të realizueshme.

Jemi ibret në këtë pikë, në raportin e shtetit me të dhënat, në kuptimin se sa ne mbledhim dhe i përpunojmë të dhënat. Jemi të gjithë bashkë në nivelin më të ulët të mundshëm. Mos u ndjeni të fyer, jeni ibret.

Disave u jepet volum i madh pune e disave nuk u japin fare punë. Për sa na takon, jemi të vetëdijshëm që kemi reflektime për ta çuar më tutje këtë punë. Jemi në një fazë belbëzuese të kërkimit shkencor. Nga çerdhja në kopsht është progres. Ashtu si nga djepi i drurit në çerdhe”, u shpreh Rama.

 

 

Lini një Përgjigje