TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2023, 21:41

Artan Hoxha "shpërthen" ndaj sekretarit të Belerit: Nuk mund të bëjmë ç'na thotë Qirjako Mitsotaqisi

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha "shpërthen" ndaj sekretarit të Belerit: Nuk mund

Gazetari Artan Hoxha ka debatuar ashpër me sekretarin e OMONIA, lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili u la sot sërish në qeli nga GJKKO.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit”, Marin Suli e ironizoi Hoxhën lidhur me deklaratat e tij për masakrën e Peshkëpisë, ku përfshin edhe Belerin.

Kaq ka mjaftuar që Hoxha të shpërthej ndaj tij, duke i thënë se shqiptarët nuk janë të detyruar të bëjmë atë që do Qirjako Mitsotakis me Belerin. 

Pjesë nga debati në studio:

Marin Suli: Ne po ju themi, nëse ka prova, absolutisht t'i dënoni këta njerëz. Nuk mund të ndodhë që një kandidat ta marrësh dy ditë përpara zgjedhjeve. Ai nuk ikën as me vrap, as xhiron filma sepse zoti Hoxha sheh telenovela me masakra.

Artan Hoxha: Unë shoh lapidarët e dëshmorëve të atdheut.

Marin Suli: Atyre t’ju ndrijë shpirti por nuk janë lapidarë që kanë lidhje…

Artan Hoxha: Vrasësit e tyre janë të lirë. Nuk ja kërkoj unë Greqisë këtë por ja kërkoj Shqipërisë. Fatmir Shehu, dëshmor i atdheut!

Marin Suli: I ndritë shpirti! Kush e ka fajin për këtë?

Artan Hoxha: Ai të dorëzonte armën… Tre gjykata e kanë lënë në burg.

Artan Hoxha: Ai ishte i dënuar në Shqipëri dhe iu shmang drejtësisë. As Strasburgu nuk i dha të drejtë. Ju punoni dhe keni pasaporta shqiptare, por nuk njihni gjykatat.

Marin Suli: Zoti Beleri është i pafajshëm e ka mbyllur SPAK...

Klodiana Lala: Jo nuk ka pafajësi. Zoti Beleri është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Artan Hoxha: Mos u fut kot te këto për ti bërë bisht çështjes. Thuaj më mirë nuk njoh gjykatën.

Marin Suli: Unë e njoh. Ti je rast pas rasti, kur të intereson...

Artan Hoxha: Nuk jemi ne të detyruar të bëjmë atë që do Qirjako Mitsotakis. Jepni fakte.

Marin Suli: Po çfarë fakti? Që ti thua i kam provat në telefon?

beleri hoxha arrestimi

Lini një Përgjigje