TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2023, 16:25

Dosja përfundoi në “kalendat greke”, Apeli rihap çështjen e spiunit Ilir Metaj; a do t’i publikojë tani dokumentet Gentiana Sula?

Shkruar nga Pamfleti

Dosja përfundoi në “kalendat greke”, Apeli rihap

Kanë kaluar 6 muaj që kur ligji hyri në fuqi dhe nuk ka asnjë zhvillim, duke konfirmuar se dosja për Metën ka përfunduar në “kalendat greke”...

Gjykata e Apelit ka rihapur edhe një herë çështjen e spiunit Ilir Metaj. Një vit më parë, Autoriteti i Dosjeve dha alarmin duke deklaruar se ish-presidenti ka qenë spiun i Sigurimit. Më pas PS me urgjencë bëri gati ligjin dhe bashkë me PD e miratuan, duke deklaruar se tani do të hapen të gjitha dosjet e Sigurimit. Kanë kaluar 6 muaj që kur ligji hyri në fuqi dhe nuk ka asnjë zhvillim, duke konfirmuar se dosja për Metën ka përfunduar në “kalendat greke”.

Meta e cilësoi si shpërdorim detyre akuzën ndaj tij dhe bëri padi. Por prokuroria pushoi hetimet, ndërkohë që Gjykata e Tiranës e rrëzoi duke kërkuar të rihapen hetimet. Prokuroria ju drejtua Apelit dhe gjykata sot ka lënë në fuqi vendimin, duke detyruar prokurorinë të hetojë AIDSSH se si arriti në konkluzionin që Meta është spiun i Sigurimit.

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është shqyrtuar çështja penale që i përket ankuesit Ilir Metaj, me objekt: Ankimin ndaj vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal”, datë 21.09.2022 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022. Paraqitur nga ankuesi, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 ka vendosur:

1.         Shfuqizimin e vendimit datë 21.09.2022 "Për mosfillimin e proçedimit penal" të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal Nr.11409, datë 06.09.2022.

2.         Detyrimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistrojë procedimin penal për kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022 dhe të kryejë hetimet përshkruar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe lënien në fuqi të vendimit mbi “Mosfillimin e procedimit penal”.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 01.06.2023 në dhomë këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit me Nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksohet në njoftimin e gjykatës.

Vendimi është i formës së prerë dhe tani Gentian Sula duhet të vërë në dispozicion të prokurorisë të dhënat që e detyruan të thoshte se Meta është spiun. Mbetet të shihet nëse pas këtij vendimi, Sula do të detyrohet të publikojë dosjen. Vetë në media ajo deklaroi se të dhënat do jenë publike, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim. /Pamfleti

meta dosje

Lini një Përgjigje