TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2023, 10:24

Vazhdon “ping-pongu”, shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit; shkak mungesa e avokatëve

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon “ping-pongu”, shtyhet seanca për inceneratorin e

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. I pranishëm në seancë ishte edhe Alqi Bllako. Avokati i Lefter Kokës, Tritan Hamitaj i kërkoi gjykatës te saktësohet koha kur është kryer vepra penale e korrupsionit për Kokën. Gjithashtu sipas tij vlera e pronave te sekuestruar Kokës është shumë më e madhe se 3 milion euro që pretendohet ryshfeti. Seanca e radhës u caktua me datë 8 qershor. 

Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë dhe pretencën dhe kërkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Të njëjtin dënim SPAK kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe nëse gjenden fajtorë, ata do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se është pranuar kërkesa e tyre për gjykimi të shkurtuar.

Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë e pastrim parash. Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja, prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo është ende në kërkim, bashkë me Mërtirin e Zoton.

Sipas prokurorisë, Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncension dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar ryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë.

Ndërsa Alqi Bllako në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, kanë organizuar  procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncensin të inceneratorit në kundërdshti me ligjin.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit:
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

vazhdon “ping-pongu”

Lini një Përgjigje