TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2025, 22:32

“Arrestimi i Veliajt, i tepruar dhe kriminal”, Vangjeli: Rama po tenton të krijojë gardh përballë asaj se ç’do të ndodhë 3 muajt e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Arrestimi i Veliajt, i tepruar dhe kriminal”, Vangjeli: Rama po

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai e quajti arrestimin e Veliajt si “të tepruar, madje kriminal”. Po ashtu foli dhe mbi qëndrimet e Ramës.

Nëse shohim monologët e gjata të kryeministrit Rama, kam përshtypjen se gjëja që i bashkon ato është një betejë frontale që Edi Rama i ka nisur një bindjeje dhe parimi që e kishin të vetët. E ushqente me shumë zell kur thoshte se ‘është krijuar ideja se ky i gjati të lëshon’. Tentativa që po bën në këto 48 orë, është që Rama të krijojë një gardh, një digë përballë jo asaj ç’ka ndodhi, por asaj që mund të ndodhë në harkun e tre muajve.

Natyrisht që Rama është njeriu i fundit që do t’i interesonte që Veliaj të shkonte në burg. Në prolog të fushatës nuk i duhej një ballafaqim i tillë. Nëse më lejoni unë do të flas për parimin. Fjalë për fjalë çfarë ka thënë në 48 orë. Heqim emrat. Nëse do thoshte të njëjtat fjalë 1.5 vite më parë për Berishën, Ahmetajn, Metën, do ishin fjalë të paqortueshme. Ajo që thotë Rama nuk ka të bëjë me fajësinë e mundshme, por me një shkelje që po ndodh në sy të të gjithëve. Në thelb kjo që shikojmë ne…dhe arsyeja kryesore është rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që është jashtëzakonisht i rëndësishmi për gjithë shoqërinë dhe për dy individë.

Rama nuk po flet për fajësinë dhe pafajësinë, por për prezumimin e pafajësisë, për faktin që arresti është i tepruar, për më tepër kriminal. Arsye e dini cila është? Ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh analisti i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel. 

Lini një Përgjigje