TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2025, 20:06

A po mbyllen qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin? Meloni tërheq punonjësit

Shkruar nga Pamfleti

A po mbyllen qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin?

Nuk është e qartë nëse vendimi është nxitur nga prefektura e Romës, autoriteti kontraktor.

Një “jo” e prerë nga ministri i Brendshëm për perspektivën e boshatisjes së objekteve të Shëngjinit dhe Gjedrit. Por asnjë shpjegim i mëtejshëm për letrën e largimit nga puna që punonjësit e objekteve kanë marrë orët e fundit.

Matteo Piantedosi iu përgjigj me një "jo" të prerë pyetjes nëse ekzekutivi kishte ndërmend të zbrazte strukturat e inauguruara më pak se 1 vit më parë.

Ndërsa qeveria Meloni po studion mënyrat për të shpëtuar qendrat shqiptare të Shëngjinit dhe Gjadrit (ideja do të ishte t'i shndërronte ato në CPR , qendra mbajtëse riatdhesimi), punëtorët e objekteve po pushohen nga puna.

Kompania Medihosper, e cila muajt e fundit fitoi tenderin 133 milionë euro për menaxhimin e qendrave, mësohet se ka ndërprerë marrëdhëniet me një pjesë të madhe të punonjësve të saj.

Në letrën e marrë nga punëtorët, botuar nga gazeta “Il Domani”, Medihospes citon si shkak të shkarkimit “një sërë vendimesh gjyqësore kontradiktore që nuk përputhen me udhëzimet e Gjykatës së Kasacionit italian, si dhe pamundësinë e përkohshme të pritjes së flukseve të reja të emigrantëve”.

Rreth 100 punonjës të organit drejtues (Medihospes) morën një letër nga punëdhënësi i tyre ku thuhej: "Ju informojmë se për shkak të një sërë vendimesh gjyqësore kontradiktore që nuk janë në përputhje me udhëzimet e Gjykatës së Kasacionit italian, si dhe për pamundësinë e përkohshme të pritjes së flukseve të reja të emigrantëve, jemi të detyruar të pezullojmë përkohësisht shërbimin tonë".

Medihospes u zgjodh me procedurë të negociuar, pa tender, me vlerë 151.5 milionë euro për katër vite me një zbritje prej 4.94 për qind.

Në dokumentet e siguruara nga Domani dhe të firmosura nga administratori i Medihospes Albania, thuhet se “kontrata e punës” mes kompanisë dhe punëtorëve “do të konsiderohet e përfunduar duke filluar nga data 15 shkurt 2025 deri në një njoftim tjetër”. Dhe, “në pritje të një zgjidhjeje ligjore të qëndrueshme dhe përfundimtare”.

Nuk është e qartë nëse vendimi është nxitur nga prefektura e Romës, autoriteti kontraktor.

Muajt ​​e fundit, qeveria ka dërguar në Shqipëri emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi dhe Egjipti, por gjyqtarët në Romë nuk kanë vërtetuar ndalimet në qendrat e ndërtuara në Shëngjin dhe Gjadër, në pritje të një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për vendet e sigurta.

A po mbyllen qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin?

Cila është ideja e qeverisë për të shpëtuar qendrat?

I pyetur për këtë, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi thjesht siguroi se qendrat nuk do të boshatisen. Ai nuk dha komente të mëtejshme për largimin e stafit.

Ndërsa opozita rebelohet, me Davide Faraone nga Italia Viva që e cilëson aktin e fundit si një farsë, duke denoncuar "miliarda euro të djegura".

Në anën tjetër, Antonio Tajani bën të ditur se "ende nuk ka asgjë për Shqipërinë". i pyetur gjatë votimit në Gjykatën Kushtetuese për mundësinë e një dekreti të ri për të shpëtuar “rrugën shqiptare”, ministri i Jashtëm shpjegoi me qetësi se “nuk kemi biseduar ende. Më shumë më shqetësojnë çështjet e luftës, pastaj do të shohim për Shqipërinë”.

Strategjia e qeverisë do të përfshijë një dekret ad hoc që synon modifikimin e kuadrit rregullator për të garantuar që strukturat të mund të transformohen në CPR.

A po mbyllen qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin?

Në praktikë, ato nuk do të strehojnë më emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët duhet t'i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare, por emigrantë të parregullt tashmë të pranishëm në territorin italian, të cilët do të çoheshin atje ndërsa prisnin të riatdhesoheshin.

Ky do të ishte rasti i parë i një CPR jashtë Evropës. Fizibiliteti i projektit varet edhe nga kostot e mundshme shtesë dhe modifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë, edhe nëse Piantedosi siguroi se "nuk do të ketë barrë shtesë" dhe këmbënguli në "interesimin e fortë" të vendeve të ndryshme evropiane për nismën italiane.

Për momentin, pas takimit interlokutor të ditëve të fundit, priten seanca të tjera për dosjen. /Përshtati Pamfleti nga Domani/

Lini një Përgjigje