
Analisti Dritan Hila dhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, janë përfshirë në një diskutim me tone të larta, gjatë emisionit “Open” në News 24.
Avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, e ka cilësuar agoni politike që të çon në marrëzi, presionin sipas tij të kryeministrit Rama ndaj prokurorëve të SPAK.
“Rama problemin e ka me zgjedhjet. Ai ekzekutoi politikisht Erion Veliajn, i hoqi lejet e ndërtimit, e hoqi nga drejtimi politik të Tiranës. Kjo është fuqia e pushtetit të tij. Veliaj nuk ka asnjë letër të re këto ditë, kjo është vepër e Edi Ramës”, tha Gjokutaj.
Nga ana e tij, analisti Dritan Hila, i ka kërkuar Gjokutajt të flasë si avokat dhe jo si militant.
“Po flisni nga pozita thellësisht militante. Nga ‘92 s’keni fituar zgjedhje dhe PS ju vjedh votat? Një Sali e nxorët jashtë me pretekstin se s’kishte ca bënte brenda”, tha Hila.
Lini një Përgjigje