TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2024, 20:40

Amnistia Penale/ Lapaj: Manja dhe Bardhi gënjyen, do të lirohen zyrtarët e dënuar nga GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale/ Lapaj: Manja dhe Bardhi gënjyen, do të lirohen

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se ministri Ulsi Manja dhe kreu i grupit të demokratëve Gazment Bardhi, kanë gënjyer lidhur me Amnistinë Penale të miratuar dy ditë më parë në Parlament.

Sipas tij ajo po përdoret për të delegjitimuar reformën në drejtësi.

Lapaj tha se nuk është e vërtetë që nuk do të lirohen zyrtarët e dënuar nga GJKKO.

“Të bësh amnisti për qytetarët e zakonshëm është në rregull, por të përdorësh amnistinë për të delegjitimuar reformën në drejtësi është e papranueshme. Dje gënjyen edhe Manja edhe Bardhi, se thanë nga kjo amnisti nuk preken zyrtarë të lartë që janë dënuar nga GJKKO, pasi sipas kësaj amnistie ata përftojnë. Pra zyrtarët e lartë gënjyen. Çështja tjetër është mesazhi që jepet; këta shefat e politikës që marrin vendime në parlament u thonë vartësve të tyre merreni përsipër burgun se ju nxjerrim ne. Mesazhi tjetër; është dekurajim që u bëhet institucioneve të reja të drejtësisë, se mblidhesh si parlament, u thua atyre prokurorëve kot e keni ne bëjmë si duam. Nga ana tjetër është tallje me lekët e shqiptarëve, se ata prokurorët e SPAK paguhen sa frëngu pulën”, tha Lapaj për Euronews Albania.

adriatik lapa amnistia gjkko

Lini një Përgjigje