TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 13:28

Ambasadori i BE-së vizitë në Gjykatën Kushtetuese: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i BE-së vizitë në Gjykatën Kushtetuese:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvion Gonzato është shprehur se ka vizituar Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme.

Në një reagim në rrjetin social X, Gonzato ka treguar mbështetjen që ofron Bashkimi Europian ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.

“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkruan Gonzato.

Lini një Përgjigje