TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 13:24

Gripi i shpendëve, ekspertët ngrenë alarmin: Virusi H5N1 mund të prekë njerëzit!

Shkruar nga Pamfleti

Gripi i shpendëve, ekspertët ngrenë alarmin: Virusi H5N1 mund

Gripi i shpendëve H5N1 nuk prek vetëm shpendët por edhe njerëzit, për këtë arsye stabilimentet e pularive duhet të marrin masa të larta për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, i cili në USA mori dhe dy jetë njerëzish.

“Gripi H5N1 është një nga llojet e gripeve që ka potencialin më të madh që mund të prekë njerëzit. Por në kontinentin europian nuk kemi asnjë të infektuar, kjo do të thotë që gjasat që të infektohesh janë të pakta”, shprehet Kujtim Mersini, mjek veterinar.

Ky grip shpendësh prej katër ditësh tashmë ka prekur edhe pularitë e vendit, të cilave u kanë shkaktuar jo pak dëme ekonomike.

Ministria e Bujqësisë duhet të kujdeset që të asgjësojë jo vetëm pulat e infektuara me H5N1, por edhe vezët. Për të qenë sa më të sigurt përveç institucioneve edhe konsumatori duhet të marrë masa për të parandaluar infektimin.

Por rreziku minimizohet në mënyrën se si gatuhet  pra që do të thotë kushte të mira higjenike dhe trajtimi termike pra përgatitja me temperatura të larta që do bëjë asgjësimin e viruseve”, u shpreh mjeku.

Rastet e lopëve të infektuara me grip shpendësh në USA, tregojnë që shtami H5N1 ka potencial të transmetohet nga shpendët tek gjitarët, mjeku veterinar Kujtim Mersini thonë nëse stallat e vendit tonë do të prekeshin nga ky kjo do të ishte fatale për ekonominë blegtoriale.

“Është monitorimi dhe survejimi i përforcuar veterinare në sensin e stabilimenteve të gjedhit, derrit sepse derri shërben si një vend që viruset përzihen dhe bëhet më pas dhe shpërndarja e gripimit. Pra nuk duhet të monitorojmë vetëm shpendët, por edhe gjitarët që të bëjmë të mundur parandalimin e infektimi nga shpendët tek gjitarët”, tha ai.

Gripi i shpendëve në vendin tonë afërsisht ka 5 muaj që është shfaqur, si fillim u prekën shpendët e egër, ato të oborrit e tashme edhe në pulari./TCH

Lini një Përgjigje