TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 07:38

Hetimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gazetari: Rama do e përdorë si “gur” ndaj SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gazetari: Rama

Gazetari Eni Ferhati tha se hetimi që SPAK ka kryer ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumë gjasë do të përdoret si “gur” i mazhorancës ndaj SPAK.

Kjo nisur nga pretendimet e fundit të forcës qeverisëse, e madje vetë kryeministrit Edi Rama, se ka raste kur Prokuroria e Posaçme nuk zbaton standardet demokratike europiane. Ferhati shtoi se hetimi ndaj gjyqtarëve ka nisur me disa informacione të bëra publike në media.

“Është pak e çuditshme që të vijosh me veprime proaktive, ndërkohë që nuk rezulton që emri i zotit Gent Ibrahimi të ketë qenë pjesë e procedimit penal të regjistruar. Hetimi ka nisur vetëm me disa informacione të bëra publike në media dhe kjo i konvenon pretendimeve të fundit të mazhorancës”, u shpreh ai.

Kujtojmë se edhe mbrëmjen e së Martës, gazetari Flamur Vezaj tha se anëtarët e Kushtetueses janë përgjuar nga oficerët e policisë pranë SPAK për 15 ditë. Kjo për shkak se ishte vonuar zbardhja e vendimit të kësaj Gjykate lidhur me rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës, duke legjitimuar bisedat Sky ECC si prova në gjykatë.

Lini një Përgjigje