TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 22:47

Nga mësymja e BKH-së në Kryeministri deri te arrestimet në UBT, Ferdinand Dervishi zbulon detaje!

Shkruar nga Pamfleti

Nga mësymja e BKH-së në Kryeministri deri te arrestimet në

Në pjesën e dytë të podcastit “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube të “Pamfletit” gazetari Ferdinand Dervishi foli sa i takon lajmeve që BKH-ja ka mësyrë në Kryeministri dhe ka sekuestruar kompjuterin e Engjëll Agaçit.

Dervishi i shpreh se nuk ka informacion mbi këtë kontroll. Ndërkohë që foli edhe sa i takon 24 masave në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nën akuzën për korrupsion dhe abuzim me fondet.  

Pjesë nga intervista:

-Ditët e fundit eksponentë të opozitë, kanë hedhur akuza se agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në ambientet e Kryeministrisë dhe kanë sekuestruar kompjuterin e ish-Sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi, ndërkohë që ky i fundit ka ikur, keni informacione për këtë pjesë?

Dervishi: Nuk kam asnjë informacion për këtë. Madje jam i pirur që të besoj që Agaçi të jetë i sëmurë?

-Seanca e Gruçit Parlamentar të PS-së me rektorin e UBT, ndërkohë që SPAK lëshoi 24 masa për punonjësit e universitetit, çfarë do të thotë kjo përballje me drejtësinë?

Dervishi: Është në vazhdën e asaj, “mos hajdeni te telefoni im”. Ky është një gabim shumë i madh. Kryeministri i merr në mbrojtje këto dhe mediat e tij e amplifikojnë këtë gjënë për t’u treguar të vetëve që unë ju mbroj dhe që ky vend nuk është i korruptuar. Në fakt ky vend është aq i korruptuar sa kudo ku ka futur dorën SPAK ka kapur peshq të mëdhenj. Ky vend është kalbur nga korrupsioni. Është shtresëzuar aq keq korrupsioni dhe kanë mbetur aq pak qeliza të pastra sa që nuk e di a do e marrë ndonjëherë veten Shqipëria. Nuk e di ku do të shkojmë. Imagjino tani të vjedhin pedagogët, atë që supozohet të përçajnë dije te fëmijët.

Lini një Përgjigje