TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 22:00

“Amanet fëmijët”/ Në banesën e Jetnor Zhabollit u gjetën 25 letra, ja çfarë shkruante në to gruaja e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Amanet fëmijët”/ Në banesën e Jetnor Zhabollit

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar se policia kishte gjetur 25 letra në banesën e Jetnor Zhabolit, i cili mbajti të burgosur bashkëshorten e tij në banesë për muaj me radhë.

Në një intervistë për “Top Story”, ajo deklaroi se letrat ishin shkruar në momente dëshpërimi dhe kjo tregohej qartë nga ajo çfarë shkruhej, ku linte porosi për vëllain teksa mendonte për vetëvrasje.

“Në këqyrjen e banesës policia ka gjetur një valixhe me 25 letra të shkruara në momente dëshpërpërimi, linte porosi për vëllain, duke bërë monologun me të shkruar. Për shkak të këtyre letrave, policia ka referuar shkaktimin e vetëvrasjes në tentativë. Disa herë ka tentuar t’i jap fund jetës. Ka pasur letër drejtuar bashkëshortit ku e pyet pse çfarë ka ndodhur me ty. Të shkruara edhe në fletoret e fëmijëve”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Në studion e Top Story u soll edhe një letër, ku bashkëshortja i kërkonte ndjesë familjarëve, njëkohësisht u kërkonte atyre të kujdeseshin për dy fëmijët e saj.

anila hoxha

Lini një Përgjigje